Telegrafi

Dentisti ofron kontroll përmes internetit

Pacientët megjithatë ende duhet të shkojnë në klinikë për të filmuar dhëmbët dhe të paguajnë 50 funte njëkohësisht për pastrim të tyre.

Dr. Watson, i cili gjatë kësaj vere do të zgjerojë klinikën e tij Toothplace, në 20 vende tjera në Britani të Madhe, ka thënë se kjo do të thotë se ai do të jetë në gjendje të mbikëqyrë katër klinika njëkohësisht.

Ai beson se teknologjia mundëson që njerëzit të mund të kontrollohen në shtëpi. "Nuk ka asnjë arsye që njerëzit të mos kontrollohen nga shtëpia nëse kanë një kamerë të kualitetit të lartë”, ka thënë ai.

"Çfarë na nevojiten në të ardhmen janë kamera me furça elektrike të dhëmbëve. Kjo do të ishte fantastike", ka përfunduar ai.