Site icon Telegrafi

I denoncoi “Fiksi…”, burg sekserëve të Universitetit (Video)

I arrestuar pak ditë më parë – pas investigimit të emisionit “Fiks Fare” – Besim Nasufi doli para Gjykatës së Tiranës prej të cilës mori masën e sigurimit personal “arrest me burg”, për veprën ushtrim i ndikimit të paligjshëm.

Lexo po ashtu Skandal në një universitet shqiptar: Përveç parave, edhe seks në këmbim të notës (Video)

Në pamundësi për të qëndruar në këmbë për shkak të gjendjes shëndetësore, 63-vjeçari ju përgjigj apelit të gjykatës i ulur në karrige.

Prokuroria i tha gjykatës se Nasufi, ish-punonjës në Universitetin Bujqësor, u shfaq në filmimet e emisionit “Fiks Fare” teksa merr ryshfet për të ndikuar tek profesorët për kalimin e një studenti.

Avokati i tij mbrojtës i kërkoi llogari prokurores se përse nuk ishte arrestuar edhe pedagogia e lëndës në fjalë, duke marrë përgjigje prej saj se çështja është nën hetim.

Pas masës, Nasufi u dërgua në spital për t’u trajtuar nga mjekët, ndërkohë që gjykata la nën arrest me burg edhe bashkëpunëtorin e tij, një ish-laborant, shtetasin Elison Rrota. /Top Channel/

Exit mobile version