Telegrafi

Denoncohet për shkak të shakasë me tualet

Restoranti "Times Gone Past" është i stërmbushur me motive të Armatës Çlirimtare Popullore të Kinës, fotografi të heronjve kinezë dhe hartat e betejave të dikurshme. Megjithatë autoritetet kineze e kanë urdhëruar pronarin që ta heq prej murit shenjën që tregon kahun për në “zonën e çlirimit”, njofton Beijing News.