B.I.(35) nga fshtati Lubin, i rajonit të Shkupit është akuzuar për sulm seksual ndaj dy minoreneve dhe kundër tij është parashtruar padi penale, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Siç njoftoi policia, rasti pardje është denoncuar nga N.I (46) nga Tetova e cila B.I e ka bashkëshort të paligjshëm.
Sipas N.I, B.I disa herë i ka thirrur dy vajzat e saj nga ish-martesat e saj të paligjshme dhe ka kryer marrëdhënie seksuale.
I denoncuari është privuar nga liria dhe i është shqiptuar masë arresti prej 30 ditësh. /Telegrafi/