Site icon Telegrafi

Denoncohen dëmtime nga seria e tërmeteve në rajonin e Shkupit

Lidhur me serinë e tërmeteve të cilat kanë ndodhur në rajonin e Shkupit më 11 të këtij muaji, në Njësinë për raportim dhe komandë pranë SPB Shkup, është paraqitur se në rajonin e Qendrës ka ra kabllo nga shtylla mbi shtëpi, gypa të krisur nga ngrohtorja dhe hapësira të përmbysyra në RTVM, ndërprerje të energjisë elektrike në SPKP Qendër, të dëmtuar dy automjete, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në rajonin e Bit Pazarit, kumtoi sot MPB-ja, janë dëmtuar dy automjete, kanë krisur muret dhe tavane në shtëpi, është dëmtuar një kulm dhe tavan në shtëpi.

Në Çair është denoncuar një shtëpi e djegur, ndërsa në Draçevë një kulm tërësisht i rënuar.

Në rajonin e Aerodromit janë përmbytur hapësira nga gypa të përlcitur për ngrohje qendrore në tre banesa, qëndron në kumtesën e MPB-së.

Si pasojë e tërmetevce, kumtoi MPB-ja, u konfirmua se ka dëmtime edhe të hapësirave zyrtare të cilat janë në përbërje të SPB Shkup dhe atë: në objekte të SP KP Bit Pazar, SP Karposh, SP Hаraçinë, objekti ku është i vendosut njësiti ALFA.

Për dëmtimet e konstatuara, nënvizohet, po përgatiten shënime zyrtare dhe do të paraqiten në numrin e telefonit 195. /Telegrafi/

Exit mobile version