Qendra për burime e prindërve të fëmijëve me nevoja të posaçme sot ka dorëzuar padi deri te Komisioni për mbrojtje nga diskriminimi, për „krahasimet” të cilat u bëheshim në rrjetet sociale Katica Janevas dhe personave me nevojat të posaçme dhe invaliditet, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Civil Media ka biseduar me Daniela Mirçevska, koordinatoren rajonale të Qendrës burimore, e cila ka deklaruar se denoncimi ka të bëjë me “shpërthimin” e statuseve dhe krahasimeve të pamatura në rrjetet sociale, të publikuara nga persona publik, të cilët kanë cituar politikanë.
Siç ka deklaruar Mirçevska, publikimi i statuseve diskriminuese në rrjetet sociale, si një platformë në të cilën shkëmbehen më së shumti informata dhe lajme, ka efekt të madh ndaj ndërtimit të qëndrimit të opinionit publik për personat me nevoja të posaçme. Prindërit të cilët nuk janë të përfshirë në sulmet e pakëndshme politike në Kuvend, janë të goditur tej mase nga sjellja e këtillë dhe konteksti në të cilin vendosen dhe shfrytëzohen fëmijët e tyre dhe të gjithë personat me pengesa në zhvillim./Telegrafi/