Telegrafi

‘Denoncime nga të punësuar në administratë për keqpërdorime dhe presione’

Zëvendësministri plotësues i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Aleksandar Kiracovski deklaroi se web faqja që e ka hapur për denoncim të parregullsive, kërcënimeve dhe presioneve në administratën publike në periudhën parazgjedhore jep rezultate, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Të punësuarit në administratë nuk frikohen. Masovikisht dorëzojnë dokumente konkrete me informata – që, në mënyrë të tillë mundohet të bëjë keqpërdorime ose presione”, deklaroi dje Kiracovski.

Ai saktëson dokument, i cili, ashtu siç pohoi, “i është dorëzuar, me listë prej 2.000 personave ku udhëheqës dhe shefa – kuadro të OBRM-PDUKM-së, kanë pasur për qëllim t’u cingërojnë dhe të kërkojnë nga ta të dalin në protesta dhe kontra-protesta dhe në zgjedhje si votues të tyre të sigurtë”.

“Këtu ka emra konkret, mbiemra, adresa, vendvotime, numra telefoni të njerëzve. Por, këtu ka edhe të dhëna të atyre të cilët i kanë bërë këto lista dhe janë munduar të ndikojnë”, deklaroi Kiracovski duke potencuar se ligji është i qartë dhe dënimet për presione dhe shantazhe para periudhës parazgjedhore janë deri në pesë vite burg. /Telegrafi/