Telegrafi

Denoncim për eksploziv në Teatrin e Maqedonisë

Të gjitha hyrjet në Teatrin Kombëtar të Maqedonisë janë bllokuar pasi është denoncuar për prani të bombës.

Polici ka pasur edhe te Radio Televizioni i Maqedonisë. Kanë kontrolluar të punësuarit gjatë hyrjes dhe daljes.

TV21 ka kontaktuar Ministrinë e Punëve të Brendshme, por deri në këtë moment janë të paqasshëm për të ndarë detaje nga rasti.

“Informojmë qytetarët se Ministria e Punëve të Brendshme ka vepruar pas paralajmërimit për sulm, nga momenti që një person është paraqitur më 16:45 në sportelin e TKM”, deklarojnë nga Policia e Maqedonisë së Veriut.