Në Maqedoni shfaqen raste konkrete të blerjes së votave, të denoncuara në polici.
Pas denoncimit të G.V. (40) nga Rosomani, sot në stacionin policor në Kavadar është ftuar në bisedë informative M.D. (37) nga Rosomani për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për vepër penale të paraparë në nenin 160 të Ligjit penal të Republikës së Maqedonisë, “Shkelje e lirisë së vendosjes së votuesve”.
Sipas denoncimit, M.D. i ka dhënë para G.V. (40) nga Rosomani në shkëmbim të votës së tij për kandidat për kryetar të komunës së Rosomanit./Telegrafi/