Site icon Telegrafi

Dënohet Vula

Gjyqtari kryesor i ndeshjes derbi të xhiros së katërt të Superligës, Alban Vula, është dënuar me dy ndeshje mosreferim për shkak të një lëshimi në ndeshjen Peja-RTV 21 fundjavën që shkoi.

Vula, bashkë me ndihmësit Azem Hoxhaj dhe Atdhe Goçaj për dy javë do t’i shikojnë ndeshjet si shikues, për shkak se gjatë rezultatit 64-55 në të mirë të Pejës, ata nuk evidentuan dy pikë të shënuara nga shqiptari Gerti Shima për Pejën.

FBK-ja gjithashtu ka dënuar edhe vëzhguesin e ndeshjes, Sejdi Mehmeti, për tre ndeshje në tempo të delegimit në ndeshjet e Superligës. /Borozani/Telegrafi/ 

Exit mobile version