Trajneri i Milanit, Sinisha Mihajlovic është dënuar me një ndeshje nga federata italiane pas ndëshkimit me karton të kuq në ndeshjen ndaj Sassuolos.
Tekniku serb gjatë vikendit u ndëshkua me të kuq shkaku i protestave dhe pritet që ndeshjen ndaj Chievos ta drejtojë nga tribunat.
Me një ndeshje mos lojë u dënuan edhe lojtarët Gregoire Defrel (Sassuolo), Milan Badelj (Fiorentina), Leonardo Blanchard (Frosinone), Luca Paganini (Frosinone) dhe Ivan Piris (Udinese), transmeton koha.net.
Vlen të theksohet se Milani u mund nga Sassuolo me rezultat 2-0.