Site icon Telegrafi

Dënohet studenti amerikan në Korenë Veriore

Studenti amerikan Otto Warmbier, është dënuar me 15 vjet punë të rënda në burg, në Korenë Veriore për shkak të krimeve të kryera kundër shtetit.

21 vjeçari është arrestuar për tentimin e tij për të vjedhur një shenjë propaganduese nga një hotel, përderisa po vizitonte Korenë Veriore në Janar të këtij viti.

Ai u gjykua dhe u dënua brenda një ore, në mëngjesin e së mërkurës, nga Gjykata Supreme e Koresë se Veriut, raporton Al Jazeera, transmeton Klan Kosova.

Në një deklarate para gjykimit ai ka pranuar fajin me arsyetimin se vjedhjen tentoi ta bënte që të marrë një “trofe” nga udhëtimi i tij.

Koreja Veriore vazhdimisht ka akuzuar Uashingtonin, për dërgimin e spiunëve me qëllim të rrëzimit të shtetit, ndërsa Warmbier ishte duke udhëtuar përmes “Young Pioneer Tours”, agjencion ky i dekurajuar fuqishëm nga Departamenti i Shtetit Amerikan.

Exit mobile version