Gjykata e qytetit Sankt Pelten, i ka shqiptuar dënim prej dy vitesh burg, për shkak se në një status në rrjtin social Facebook, është tallur me Hitlerin, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Mesazhi i shtetasit të Maqedonisë 26 vjeçar ka qenë “Hitler kthehu”, për shkak të të cilit do të duhet të vuajë dënimin prej dy viteve burg në Austri.
Trupi gjykues në qytetin e San Peltenit më 7 prill vendosën që të shpallin fajtor për shprehje të propagandës naciste, e cila është e ndaluar në shumë vende në Evropë./Telegrafi/