Telegrafi

Dënohet shoferi që frenoi në mes të autostradës, për të shkaktuar ndeshje të qëllimshme (Video)

Lee Allwright nga Sussex i Anglisë, është shpallur fajtor sepse ka frenuar qëllimisht në mes të autostradës, për të shkaktuar ndeshje.

Shoferi 29-vjeçar po e voziste makinën Peugeot me 110 kilometra në orë, kur papritmas ndaloi në shiritin ku po lëvizte dhe për pasojë shkaktoi përplasje të trefishtë, transmeton Telegrafi.

Për automobilin e tij është ndeshur një autobus dhe dy vetura, që mundën të përshtatin shpejtësinë.

Nuk bëhet e ditur pse e ka bërë një ndalim të tillë, por pasi e ka pranuar fajin Allwright nuk është dënuar me burg.

Meqenëse nuk ka pasur ndonjë lëndim me njerëz në këtë rast, atij i është marrë patenta e shoferit për dy vjet, detyrohet të punojë 200 orë për komunitetin dhe të paguajë afro dymijë euro gjobë. /Telegrafi/