Shkolla fillore “Kërste Petkov Misirkov”, në Radovish, si edhe drejtoresha Ollgica Stojanova do të gjobiten, për shkak të lejimit të iftarit në hapësirat shkollore.
Vendimi vjen nga Inspektorati shtetëror i Arsimit, pas kontrollit dhe verifikimit të fakteve, pas reagimit të opinionit.
Sipas të dhënave, shkolla është dënuar me 1600 euro, kurse drejtoresha me 1120 euro.
Përndryshe, të enjten e kaluar, në ora 19:00, në shkollën e lartpërmendur ishte shtruar iftar./Telegrafi/