Telegrafi

Dënohet sepse ia ngulit sytë një gruaje

Gjykatësi e ka dënuar mashkullin tridhjetëvjeçar në dënim nëntë-ditësh me kusht pasi që gruaja e ka paditur për ngacmim seksual. Avokati i tij pas përfundimit të gjykimit ka thënë se vendimi është absurd dhe ka paralajmëruar ankesë kur të ketë pranuar shqiptimin e dënimit në të shkruar.

Sipas padisë, mashkulli dhe gruaja janë takuar dy herë në trenin lokal në mes të Lecces dhe Milanos. Gruaja i ka thënë policisë se herën e parë personi është ulur afër saj, por dalëngadalë ka lëvizur duke ia marrë asaj gjysmën e ulëses. Pas disa ditësh ata janë gjetur në të njëjtën kupe dhe kësaj radhë mashkulli gjendej ballë për ballë me të dhe gjatë tërë kohës në mënyrë të pahijshme ia kishte ngulitur sytë gjinjve të saj. As herën e parë e as në të dytën ata nuk kanë folur me njëri-tjetrin.