21-vjeçari William Shaw nuk guxon më të vizitojë Central Park-un, pas vendimit të gjyqit, ku specifikohet se ai kishte tentuar të bënte seks me një lis të këtij parku.
Shaw është parë në park, duke i zhveshur pantallonat dhe brekët e tij, dhe duke simuluar marrëdhënien seksuale me një lis.
Shaw në gjyq kishte thënë se nuk është fajtor, mirëpo nuk i kishin besuar. Ai është dënuar me kusht dhe me ndalim të përhershëm të vizitës në këtë park. /Telegrafi/