Site icon Telegrafi

Dënohet për mbytje të peshkut të dashurës

Donald Earl Fite III, 27-vjeçar, është dënuar për keqtrajtim të kafshëve dhe dhunë familjare.

Sarah Harris, e cila e kishte shkëputur lidhjen me të dënuarin, një ditë me të kthyer në shtëpi nga puna e kishte gjetur atë duke fjetur në krevatin e banesës së saj. Fite i kishte kërkuar të pajtohen.

Kur Sarah kishte tentuar të ikë, Fite e ka mbështetur për muri, e kishte kapur për flokë dhe e kishte shtyrë në vaskën e banjës. Vajza më pas ka arritur të ikë, mirëpo kur është kthyer në banesë e ka gjetur peshkun e saj me emrin DeLorean në dysheme të shpuar me thikë.

Një gjyq Fite ka pranuar se ka mbytur peshkun. Avokati i tij ka tentuar ta mbrojë atë me arsyetimin se klienti i tij atë kohë ishte në gjendje të rëndë psikike. Fite ka pranuar se kishte mbytur peshkun dhe ka deklaruar se është penduar dhe turpërohet për aktin e kryer.

Ka qenë pikërisht ai i cili ia kishte dhuruar atë peshk të pafat të dashurës së tij./Telegrafi/

Exit mobile version