Telegrafi

Dënohet për kalërim në gjendje të dehur

57-vjeçari Grzegorz Majewski, është ndaluar nga policia e trafikut pasi që ai po bënte zigzage me kalin e tij nëpër rrugët e qytetit Slawa, pak minuta pasi që kishte pirë shumë alkool me miqtë e tij.

Një test i alkoolit tregoi se ai kishte kaluar gjashtë herë nivelin e lejuar për ‘vozitje” dhe kaloi një natë në burg për tu kthjellë para se ta dënonin me 500 euro gjobë.

"Ai ka thënë se vetëm ka dashur të merr pak ajër të pastër pasi që kishte pirë me miqtë e tij në fermë, por ai ishte një rrezik serioz për shfrytëzuesit tjerë në trafik", ka thënë një zëdhënës i policisë lokale.