Site icon Telegrafi

Dënohet me një vit burg i akuzuari për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi

Gjykata Themelore në Prishtinë gjatë të enjtes ka marrë vendim që të akuzuarin, A.S ta dënoj me një vit burgim, për veprën penale “Keqpërdorim i fëmijëve në pornografi”.

Në njoftimin e Gjykatës thuhet se ky dënim do të ekzekutohet nëse në periudhën kohore prej dy viteve, i akuzuari nuk kryen tjetër vepër penale.

Të akuzuarit A.S në dënimin e shqiptuar do t’i llogaritet edhe koha e kaluar nën masën e paraburgimit nga data 14.10.2019 deri me dt.05.03.2020.

“I akuzuari A.S është akuzuar nga Prokuroria pasi që në muajin tetor të vitit 2019 në Prishtinë, i akuzuari përmes aplikacionit kompjuterik “E-MULE”, duke shfrytëzuar internetin e hotelit “Kika”, kishte shpërndarë 19 video me përmbajtje pornografike për fëmijë dhe disa video të tjera, të cilat iu kishin zënë në flagrancë nga policia duke i shpërndarë nga Laptopi i tij, si dhe kishte vënë në dispozicion pornografi për fëmijë, ashtu që secila pajisje elektronike që e ka pasur të instaluar aplikacionin E-Mule ka mundur të këtë qasje në video dhe materialin tjetër pornografik”, thuhet në komunikatën e Gjykatës.

Pala ka të drejtën e ankesës në Gjykatën e Apelit të Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version