Site icon Telegrafi

Dënohet një tregtar në Maqedoni për shitje të hithërave dhe marullave

Millorad Georgiveski shkon çdo ditë në treg me një tufë hithërash të cilat i shet nga 20 denarë për të siguruar bukën për familjen e tij. Tërë ditën ri në treg për 200 denarë, ndërkaq bashkëshortja e tij nuk punon, kurse me ta jeton edhe djali i tyre bashkë me familje, transmeton Telegrafi.

Përveç hithërave, ai do të duhet të paguaj dënim edhe për 20 marullat e një zonje të moshuar, e cila shiste pranë tij, por është larguar në momentin që ka parë të vij inspeksioni. Dënimin ai duhet ta paguaj, por nuk e ka ndërmend që të dorëzohet.

Milloradi është i revoltuar nga sjellja e gjykatësit që e ka gjykuar. Gjykatësin e ka lutur që të mos e dënojnë më tepër se që merr penzionin, megjithatë gjykatësi nuk e ka marrë parasysh lutjen e tij. Madje edhe Gjykata e Apelit ka vendosur në dëm të tij. Milloradi duhet të paguaj dënim prej 150 euro./Telegrafi/

Exit mobile version