Telegrafi

Dënohet mjekja e Shkupit që nuk ishte në punë kur ndërruan jetë katër fëmijët e porsalindur

Gjatë javës së kaluar në Klinikën Gjinekologjike në Shkup ndërruan jetë katër fëmijë të porsalindur. Arsyeja sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Maqedoni ishte se ata kishin shenja të dobta vitale pas lindjes.

Por, mjekja pediatër kujdestare gjatë vdekjes së foshnjeve kishte lëshuar vendin e punës, edhe pse kishte një orë që kishte filluar kujdestarinë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ajo sot ka marrë dënimin nga komisioni disciplinor dhe i etikës.

Dënimi i saj kap vlerën e 30% të rrogës për gjashtë muajt e ardhshëm dhe i është marrë grada si subspecialiste për këtë periudhë të dënimit. Deri sa të vuaj dënimin profesional ajo do të qëndrojë në punë dhe do të punojë me mbikqyrje të kolegëve. Ndërrimi i saj do të jetë vetëm gjatë ditës, kur do ketë edhe mbikqyrës tjerë në repart, thonë nga kjo klinikë.

Dënimi vjen për arsye se ajo nuk ka qenë në vendin e punës në momentet e vdekjes së foshnjeve. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Katër foshnje të porsalindura kanë ndërruar jetë në Klinikat e Shkupit