Me ulje të rrogës deri 30%, janë dënuar mjekët dhe personeli i departamentit të gjinekologjisë dhe akusherisë në Spitalin Klinik në Shtip, për shkak se kanë festuar Vitin e Ri, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Këtë dënim e ka sjellur Komisioni disiplinor, e cila ka nisur procedurë pas shfaqjes së fotove të festimit të Vitit të Ri nga mjekët dhe motrat medicinale në rrjetet sociale.
Fotografitë në Facebook i ka nxjerrur një motër medicinale nga departamenti i gjinekologjisë dhe akusherisë, ndërsa sipas udhëheqësisë së Spitalit Klinik, Komisioni disiplinor ka sjellur vendim dhe që të dënohen mjekët dhe personeli të cilët janë fotografuar./Telegrafi/