Sipas trupit gjykues, të gjitha provat e mbledhura faktojnë krimet e kryera nga Miska, duke nisur me gruan e tij 16 vjet më parë e deri te vrasja e së ëmës vitin e kaluar, çka solli dhe zbardhjen e serialit të ekzekutimeve.
Seanca ndaj Miskës u zhvillua me dyer të mbyllura, në prani dhe të vetë të pandehurit. Në seancën e kaluar, prokurori i çështjes kërkoi dënimin maksimal për 51-vjeçarin, duke e akuzuar për vrasjen e gruas së tij, të mësuesit të fshatit, të njerkut e së fundi të nënës. Këto akuza bënë që gjykata t’i pranojë dhe të vendosë për burgim të përjetshëm./Telegrafi/