Wale ka marrë edhe më herët një vërejtje për thyerje të rregullave shoqërore për bërtimat e larta gjatë debateve me të dashurin, për muzikën me zë të lartë, gjëra që kanë shqetësuar fqinjët e saj.
Ajo ishte këshilluar që të kishte kujdes në sjelljen e saj ose do të përballej me pasojat.
Dhe duke se zhurmat që krijoi ajo gjatë marrëdhënies seksuale ishte kulmi.
“Gemma filloi të ulërisë dhe të bërtas gjatë marrëdhënies seksuale, dhe kjo zhurmë na zgjoi” citohet të ketë thënë një fqinj në një raport, transmeton Klan Kosova.
“Kjo zgjati 10 minuta, dhe ndoshta 10 minuta nuk është kohë e gjatë por ishte ora 5 e mëngjesit” u shpreh fqinji.
Kjo edhe i dha arsye të mjaftueshme gjykatësit për të dënuar Wale me dy javë burgim.
“E pandehura u shpall fajtore për ulëritje dhe të bërtitura gjatë marrëdhënies seksuale në orën 5 të mëngjesit që ishte një nivel I zhurmës që shkaktoi bezdi,” tha gjykatësi.