Në vendimin e gjykatës thuhet, se Sebajdin Hoxha është autor i ngjarjes së ndodhur në rrugën "Abdi Toptani", tek ish-hotel "Drini", ku mbeti i vrarë tranvestiti "Kristina", identiteti i vërtetë i të cilit ishte Petrit Lucaj, 38 vjeç.
I pandehuri Sebajdin Hoxha, jetonte si endacak dhe pak ditë para se të kryente krimin, kishte mbërritur në Tiranë dhe ishte takuar me tranvestitin Kristina. Ai kishte kërkuar të kryenin marrëdhënie seksuale, por mendonte se bëhej fjalë për një femër. Sapo ka kuptuar se ai ishte burrë, autori ka nxjerrë thikën dhe e ka qëlluar për vdekje Petrit Lucajn.
Tranvestiti Kristina gjeti vdekjen rrugës për në spital, pasi Hoxha i kishte prerë fytin. /Telegrafi/