Mësohet se gjykata dënoi me 12 vjet burg Sonila Lumin, e cila vrau djalin e saj 18-muajsh, duke e mbytur, pasi nuk dëgjonte dot më të qarat e tij, në fshatin Zëmblak të Korçës.
Gjatë seancës, avokati i Lumit kërkoi një dënim më të lehtë, me pretendimin se klientja e tij ishte e sëmurë mendërisht, por mjeku ligjor e hodhi poshtë këtë deklaratë. Ndërkaq, vete e pandehura ka pranuar krimin dhe ka kërkuar mëshirë nga Gjykata, gjë e cila ka ndikuar edhe në masën e dënimit të vendosur ndaj saj./Telegrafi/