Megjithatë, klubi gjakovar ka vendosur që të mos ankohet. Në një prononcim për Arena, numri një i ‘kuqezinjve’, Abaz Beqa ka ironizuar me FFK-në duke thënë që nuk e ka ndërmend që t’ia falë 50 euro.
“Jemi mësuar me dënime të padrejta. Gjithsesi, kemi vendosur që të mos ankohemi, sepse prej vitit të kaluar e kemi parë që asnjë ankesë nuk shqyrtohet, e FFK-ja vetëm i fiton nga 50 euro, shumë e cila duhet paguar për ankesë. Nuk e kemi ndërmend t’iu falim më para. Neve nuk na ka mbetur asgjë tjetër, përpos që të vendosim për ndërprerjen e aktivitetit, sepse kjo është dëshira e disa dashakeqëve të sportit kosovar”, deklaroi ai. /Tribuna/Telegrafi/