Dënim me kusht për doktor Asani për ofrimin e shërbimeve shëndetësore në një ordinancë private pa licencë
Gjinekologu nga Struga Muhammed Asani është dënuar me katër vjet dënim me kusht për ofrimin e shërbimeve shëndetësore në një ordinancë private pa leje pune.
Sipas vendimit të Gjykatës, Asani nuk duhet të kryejë një vepër tjetër për katër vitet e ardhshme, në të kundërt duhet të vuajë dy vjet burg.
“Dënohet me dy vjet burg dhe njëkohësisht konstatohet se nuk do të zbatohet, nëse i dënuari në afat prej katër vitesh nuk kryen vepër të re”, ka konfirmuar për AIM-në Gjykata Themelore në Strugë.
Asani ka marrë ndalim nga Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor për kryerjen e veprimtarisë në një klinikë të paregjistruar.
Ndaj doktor Asanit është në rrjedh procesi gjyqësor për heqjen e tre organeve pas lindjes me prerje cezariane të nënës Jildiz Veaposka nga Dibra.
Gjykimi për këtë rast duhet të vazhdojë më 10 mars, kur është caktuar seanca e re gjyqësore./Telegrafi/