Telegrafi

Dënohet kryetari i komunës së Prilepit

Kryetari i komunës së Prilepit, Marjan Risteski, është dënuar me dënim në të holla për vepër të kryer penale ‘Punë e pandërgjegjshme në shërbim’ nga Gjykata themelore e Prilepit, me kallëzime penale nga avokati Zharko Stevanovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Risteski si dëmshpërblim komunës së Prilepit do të duhet t’i paguaj shumë prej 237.750 denarë.

Ai është shpallur i fajshëm për shkak se, si person zyrtar dhe përgjegjës me veprimet e pandërgjegjshme në kryerjen e funksionit kryetar i komunës nuk ka siguruar mbrojtje të drejtë dhe ligjore të pronës së komunës./Telegrafi/