Telegrafi

Dënohet Interi për ofendimin e Balotellit

Në fitoren prej 3-1 të Nerazzurrëve kundër Chievos, tifozët e kanë ofenduar ish-yllin e tyre në baza racore.

Sulmuesi italian ka luajtur për zikaltrit para se të transferohej te Manchester City (2010), ndërsa në afatin kalimtar të janarit iu bashkua rivalit lokal dhe kjo nuk i ka gëzuar mbështetësit e Interit.

Për më shumë, pas veshjes së fanellës kuqezi, 22-vjeçari deklaroi se do të festonte në rast se do t’i shënonte gol ish-skuadrës së tij.

Edhe Juventusi është dënuar për shkak të këngëve ofenduese kundrejt rivalit për titull, Napoli – i cili po ashtu do të paguajë dënim për shkak të një drite laserike që iu drejtua gjyqtarit në ndeshjen kundër Lazios. /Telegrafi/