Në territorin e komunës së Karposhit ka ndodhur një helmim masiv i qenve, diçka që e ka revoltuar tejmasë këtë komunë, e cila e ka dënuar ashpër aktin e helmimit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Komuna bën të ditur se është në kontakt të vazhdueshëm me organet përgjegjëse për të parandaluar raste të këtilla.
Në lidhje me këtë helmim ka reaguar edhe shoqata ”Anima Mundi”, e cila u bën thirrje organeve përgjegjëse që të ndërmarrin masa dhe të hetojnë rastin dhe t’i ndëshkojnë të gjithë ata që, sipas tyre” shkaktojnë rrezik publik dhe bëjnë veprë penale të dënueshme”.
Thirrje u bëhet edhe qytetarëve që të ndihmojnë në gjetjen e personave që kanë kryer helmimin e qenve./Telegrafi/