Gjykata për të rinj në Norwich të Anglisë, e ka shqyrtuar rastin e 17-vjeçarit, që ka pranuar se i ka shkaktuar një kompanie dëme deri në 50 milionë euro.
Adoleshenti që mbetet i paemëruar për arsye ligjore, është dënuar me 12 muaj rehabilitim, si dhe ndalim të përdorimit të kompjuterit apo iPhonet, transmeton Telegrafi.
Autoritetet e kanë gjetur fajtor të riun që përmes 14 mijë ndërhyrjeve në ueb-faqen e telekomunikimit TalkTalk, i ka shkaktuar asaj dëmet shumëmilionëshe.
“Aftësitë tua në teknologjinë informative do të jenë gjithmonë të pranishme, por provo t’i përdorësh në drejtimin e duhur e jo për shkeljen e ligjit”, ka thënë Jean Bonnick, kryetar i trupit gjykues.
I mituri është gjetur fajtor në gjashtë shkelje, dy prej tyre në kompaninë e sipërpërmendur, kurse dy të tjera në ueb-faqe të ngjashme.
Universiteti i Cambridget dhe Mançesterit, si dhe ‘Marit Badges’, një kompani familjare që punon emblema për artet marciale, kanë qenë po ashtu shënjestër e tij. /Telegrafi/