Përveç këtij dënimi me burg, kosovarja Lumnije D është dënuar edhe me 20 mijë euro dëmshpërblim që duhet t`ia paguaj bashkëshortit të saj.
Avokati mbrojtës i Lumnijes është munduar ta zbus dënimin duke thënë se ajo ka vuajtur në familje.
“Sikur ajo të kishte qenë në gjendje të rrezikut, atëherë do të kishte kërkuar ndihmë nga policia apo do të kishte marrë arratinë për të ikur nga shtëpia e bashkëshortit. Por, ajo nuk ka bërë përpjekje për të kërkuar ndihmë", ka theksuar prokurori gjerman.
Sipas informatave të mbledhura nga gjykata, gruaja ndiente veten të shtypur në mesin e familjarëve tjerë, ndërsa bashkëshorti i saj pa ndalur kishte bërë përpjekje për të bërë fëmijë me të, edhe pse disa herë ajo kishte abortuar.
Gruaja 37 vjeçare nga Kosova akuzohet se ka djegur me vaj të nxehtë burrin e saj 32 vjeçar, gjatë tentimit për tu larguar nga shtëpia./Telegrafi/