Telegrafi

Dënohet gjinekologu i rejshëm i Maqedonisë

Nikollçe Damçevski, gjinekologu që nëntë muaj e gënjeu një paciente për çështje shtatzënie, është dënuar me një vit e gjysëm burg, përcjell Telegrafu Maqedoni.

Gjykata Themelore Shkupi 1 vendosi që atij t’i shqiptohet edhe ndalesë për kryerje të veprimtarisë, për një periudhë prej tetë vitesh.

Portali Libertas raporton se Damçeski e ka pranuar akuzën, dhe se ai dhe avokatja e tij, nuk janë të kënaqur me këtë aktgjykim.

Përndryshe, në periudhën shtator 2015-prill 2016, mjeku në fjalë e mashtroi një paciente për aspekte shtatzënie. Sipas akuzës, edhe pse Damçevski kishte njohuri që pacientja nuk është shtatzënë, ai ka vazhduar me kontrolle, duke prezantuar eho dëshmi të rrejshme./Telegrafi/

*Foto Ilustrim