Site icon Telegrafi

“Dënohet” Gareth Bale, Zidane e lë jashtë listës për ndeshjen ndaj Man Cityt

Gareth Bale është lënë jashtë listës së lojtarëve të ftuar për ndeshjen e Real Madridit ndaj Manchester Cityt.

Mbretërit do të luajnë këtë javë ndaj City në Etihad në ndeshjen kthyese të vlefshme për 1/8-tën e Ligës së Kampionëve.

Ekipi i Zinedine Zidane ka përpara një deficit prej 2-1 nga ndeshja e parë e humbur në Santiago Bernabeu dhe do të bëjë të pamundurën për tu kualifikuar.

Lexo po ashtu Legjenda Manuel Sanchis: Real Madridi është favorit ndaj Man Cityt

Trajneri francez tashmë ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen në Etihad ndaj City dhe aty nuk mungojnë befasitë.

Befasia më e madhe është mungesa e Gareth Bale, i cili nuk është ftuar fare nga Zidane, pavarësisht se është i aftë dhe i disponueshëm.

Bale filloi vetëm 12 ndeshje në La Liga këtë sezon, pasi Reali rifitoi titullin nga Barcelona, ​​me gjashtë paraqitje të tjera duke dalë nga bankina.

Lexo po ashtu Bale nuk është i interesuar në stërvitjet e Real Madridit para takimit të dytë me Cityn në Ligën e Kampionëve

Që kur futbolli u kthye në Spanjë në qershor, 31-vjeçari bëri vetëm dy paraqitje për klubin mbretëror.

Te Real Madridi në ndeshjen ndaj Cityt do të mungojë edhe kapiteni Sergio Ramos, i cili është i pezulluar. /Telegrafi/

Exit mobile version