Site icon Telegrafi

Dënohet me dy vite e tetë muaj burg për pjesëmarrje në grup terrorist

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit K.D. për shkak të veprës penale Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist.

“I akuzuari K.D është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej tri (2) vite e tetë (8) muaj, të cilin dënim do ta vuan në afat prej 15 ditësh pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, ndërsa koha e kaluar në paraburgim nga data 17 korrik 2021 e tutje, do ti llogaritet në dënimin e shqiptuar”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Me aktvendim të veçantë PS.nr.53/21, të datës 26 janar 2022, gjykata komform nenit 367 paragrafit 1 nënparagrafi 1.1 paragrafi 6 dhe 7 të KPPRK-së, të akuzuarit i është vazhduar masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, por jo më shumë se shumë se dënimi i shqiptuar me Aktgjykimin e Gjykatës Themelore.

Kundër këtij aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë. /Telegrafi/

Exit mobile version