Gjykata e Posaçme ka dënon me 2 vite burg ish-drejtorin e Radio Televizionit Shqiptar, Thoma Gëllçi. Për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi përfundimtar shkon në 1 vit e 4 muaj.
Për tre të bashkëpandehurit e tij, të akuzuar për “shkelje të barazisë në tendera”, Julian Tapia, Ervin Muraj dhe Alban Malaveci, gjykata vendosi dënimin me nga një vit burg.
Thoma Gëllçi dhe 3 bashkëpunëtorët e tij u arrestuan në tetor të vitit të kaluar për korrupsion në tendera. /A2 CNN/