Një burrë që u dënuar për vrasjen e 11-vjeçares dhe dados së saj në vitet e 90-ta, ka goditur avokatin e tij mbrojtës dhe është orvatur nëpër tokë brenda sallës së gjyqit.
Joseph Zieler, 61-vjeç ishte dënuar me vdekje për vrasjen e 11-vjeçares Robin Cornell dhe dados së saj Lisa Story 32-vjeç, që u përdhunuan, ngufatën, transmeton Telegrafi
Derisa ishte para gjyqtarit të rastit, Zieles kërkoi të ishin prezentë kamerat në sallën e gjyqit, dhe në një moment goditi në fytyrë avokatin e tij Kevin Shirley.
Po të mos ishin tre policë brenda sallës së gjyqit, situata sigurisht se do të dilte nga kontrolli. Ata e përplasën për tokë dhe e shoqëruan të prangosur jashtë sallës.
Në maj, gjykata në Florida rekomandoi dënimin me vdekje, dhe paraqitja e Zieles gjatë të hënës ishte bërë për shkak të apelimit të vendimitm. /Telegrafi/