Site icon Telegrafi

Dënohet me burg nëna që voziti me 230 kilometra në orë për të ikur nga policia, derisa në veturë e kishte edhe një fëmijë

Ky veprim ka shqetësuar gjykatësen, që nuk tregoi aspak mëshirë për shoferen

Margarita Tomovska nga Australia, ka vozitur me 230 kilometra në orë derisa po ndiqej nga policia, gjë që nuk tingëllon si krimi më i egër ndonjëherë, por gjykatësja me shumë të drejtë,  ka konsideruar si veprimin më të shëmtuar që ka parë, transmeton Telegrafi.

Kjo për faktin, se 28-vjeçarja e kishte në ulësen e pasme edhe një fëmijë trevjeçar, që nuk ishte lidhur si duhet, derisa pas ndalesës krenohej në rrjete sociale, se e ka vozitur shpejtë Mercedes-AMG E 63 S, ndërsa ende nuk e kanë dënuar.

Por, drejtësia për shkeljen e bërë në nëntor të vitit të kaluar, ka ardhur pas afro një viti dhe jo në favor të nënës që shkeli rregullat e komunikacionit.

Vozitjen me shpejtësi, Tomovska tha se e bëri pasi kërcënohej nga shoqëruesi që kishte afër, por kjo doli se nuk ishte e vërtetë, por vetëm donte të ikte nga policia që e kishin ndaluar për kontroll.

Të gjitha këto, kanë bërë që gjykatësja të mos tregonte mëshirë për shoferen, të cilën e dënoi me një vit e gjysmë burg, ndërsa ka të drejtë ankese, nëse vazhdo të ketë sjellje të mira. /Telegrafi/

Exit mobile version