Site icon Telegrafi

Dënohet banda e Pojanit

Nerton Felaj, një nga të akuzuarit e bandës së Pojanit në Korçë u dënua me burgim të përjetshëm, Blerim Berberi do të vuajë 25 vite izolim në burg ndërsa Mehmet Ropi u dënua me nëntë vjet heqje lirie, për shkak të bashkëpunimit me prokurorinë.

Me herët, kur i akuzuari Berberi kërkoi mëshirë nga Gjykata, reaguan ashpër në sallën e gjyqit familjaret e viktimës, Nexhat Gega, që u ekzekutua një vit më parë nga të rinjtë. Të afërmit e të ndjerit kundërshtuan edhe dënimin e Berberit me 25 vjet burg, pasi prokuroria kishte kërkuar burgim përjetë.

Prokuroria e Korçës vërtetoi akuzat për një vrasje, nëntë grabitje dhe katër plagosje./Telegrafi/
 

Exit mobile version