Telegrafi

Dënohet Babadimri që parakaloi me karrocë, pa e vënë rripin e sigurisë (Foto)

Shoferi dhe një burrë i veshur si Babadimër, që parakaluan me karrocën e dekoruar nëpër Morgan të Australisë, kur ndaluan të pushonin u vizituan prej një patrulle policore.

Njësiti konsideroi se lëvizja e tyre pati rrezikshmëri të lartë, ngaqë Babadimri nuk e kishte vënë rripin e sigurisë dhe i dënoi me 300 dollarë australian, transmeton Telegrafi.

“Janë sikur Grinqi që vjedhë shpirtin e fetave të fundvitit” si dhe “tërë banorët duhet të mblidhen, për t’ia paguar dënimin”, ishin dy prej komenteve të shumta.

Babadimri i dënuar

Mirëpo, policët reaguan me shpejtësi, duke thënë se ishte dënimi minimal, sepse karroca lëvizja e tyre u shoqërua me shumë pasiguri.

“Karroca ishte punuar me dorë dhe nuk u kontrollua prej autoritetit, që lejon qarkullimin në rrugë të hapur. Dënimi mund të ishte, shumë më i lart”, ishte një pjesë e arsyetimit. /Telegrafi/