Shoferi dhe një burrë i veshur si Babadimër, që parakaluan me karrocën e dekoruar nëpër Morgan të Australisë, kur ndaluan të pushonin u vizituan prej një patrulle policore.
Njësiti konsideroi se lëvizja e tyre pati rrezikshmëri të lartë, ngaqë Babadimri nuk e kishte vënë rripin e sigurisë dhe i dënoi me 300 dollarë australian, transmeton Telegrafi.
“Janë sikur Grinqi që vjedhë shpirtin e fetave të fundvitit” si dhe “tërë banorët duhet të mblidhen, për t’ia paguar dënimin”, ishin dy prej komenteve të shumta.
Mirëpo, policët reaguan me shpejtësi, duke thënë se ishte dënimi minimal, sepse karroca lëvizja e tyre u shoqërua me shumë pasiguri.
“Karroca ishte punuar me dorë dhe nuk u kontrollua prej autoritetit, që lejon qarkullimin në rrugë të hapur. Dënimi mund të ishte, shumë më i lart”, ishte një pjesë e arsyetimit. /Telegrafi/