Arbitri i futbollit, Fatmir Tahiri nga Mitrovica është dënuar me ndalesë referimi në 5 ndeshje zyrtare, por skuadrës së Gjilanit pak i qon peshë kjo, pasi që ajo është eliminuar për gabimet e tij në ndeshjen e barazhit për inkuadrim/mbetje në Raiffeisen Superligën e Kosovës në futboll.
Tahiri siq, thuhet në vendim, për “lëshime në referim dhe ndikim të drejtëpërdrejtë në rezultatin përfundimtar të takimit për çka vlerësohet më note të ; 1,0 (dobët) nga ana e kontrollorit për ndeshjen përcaktuese për Raiffeisen superligë – kategoria e seniorëve ; Feronikeli – Gjilani e zhvilluar më date 03.06.2014 (raportet e zyrtarëve, kontrollorit dhe inçizimet televizive)”.
Përkundër kësaj ky vendim nuk e ndihmon asgjë rastin e Gjilanit, i cili ndonëse është ankuar mbi bazën e këtij vendimi, i duhet të garojë në ligën e parë së paku edhe një vit, ndonëse vendimi i drejtuesve të FFK-së mbetet tërësisht absurd, duke pranuar fajtorin, por jo edhe fajin!? /Sporti1/Telegrafi/