Parullat “Kosova është Serbi” dhe shënime të tjera kundër shtetit të Kosovës të shkruara në një shkollë fillore në Plemetin të Obiliqit, janë dënuar ashpër nga akterë politikë e udhëheqës të kësaj komune, njofton Klan Kosova.
Kryetari Xhafer Gashi ka mbajtur në një takim me komandantin e policisë për Rajonin e Obiliqit, Sejdi Zeqirin, nënkryetarin për Komunitete, Slavisha Jakovleviq dhe shefin e zyrës lokale për Kthim dhe komunitete, Slavisha Axhanqiq dhe të gjithë kanë dënuar veprimin.
“Të gjithë akterët e këtij takimi, e dënuan këtë akt, duke thënë që veprime të tilla dëmtojnë relacionet ndëretnike në komunë tonë. Njëkohësisht u kërkua të ndërmerren masa ligjore ndaj autorëve të këtij akti”, thuhet në njoftimin për media.