Telegrafi

Dënohet akti i demolimit të Muzeut të Alfabetit në Manastir

Platforma kundër gjuhës së urrejtjes e ka dënuar ngjarjen e demolimit të Muzeut të Alfabetit në Manastir, me ç’rast janë thyer xhamat e derës hyrëse dhe janë shkruar parulla antishqiptare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas kësaj platforme, kjo është hera e katërt që ndodhë diçka e ngjashme në Muze. Platforma u bën thirrje organeve të rendit që të ndarmarrin masa për gjetjen dhe ndëshminin e kryerësit të kësaj vepre.

Më tej, Platforma thotë se mosndëshkimi i përhapjes së gjuhës së urrejtjes në hapësira publike paraqet tolerim dhe arsyetim të gjuhës së urrejtjes./Telegrafi/