Site icon Telegrafi

Dënohet 700.000 $ për shkak të këngëve të shkarkuara

Joel Tenenbaum ka pranuar në gjyq se, që nga viti 1999 ka shkarkuar më shumë se 800 këngë dhe ka pohuar se ka gënjyer më herët kur në seanca gjyqësore kishte deklaruar se ato këngë mund t’i kishin shkarkuar familjarët ose dhe shoqëria e tij.

Tenenbaum, student në Universitetin e Bostonit, ka pranuar fajin për shkarkimin dhe shpërndarjen e 30 këngëve nga interneti. Ai mund të ishte dënuar madje edhe 4.5 milionë dollarë, mirëpo gjykatësi e “kurseu” atë, duke e dënuar me 22.500 dollarë gjobë për çdo këngë të vjedhur.

Ky është dënimi i dytë i tillë në SHBA. Me herët një grua ishte dënuar 1.9 milionë dollarë për 24 këngë që i kishte shkarkuar nga interneti dhe më pastaj shpërndarë ato.

Sidoqoftë, avokati i Tenenbaumit ka thënë se dënimi nuk është i drejtë dhe planifikon të parashtrojë ankesë në gjykatë.

Exit mobile version