Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Zeqiraj, është dënuar sot nga Gjykata Themelore në Pejë me 6 muaj burg.
Sipas një njoftimi të Lëvizjes Vetëvendosje, Zeqiraj akuzohet se në dhjetorin e vitit 2015 i ka vënë zjarrin një makine të Gjykatës për Kundërvajtje së bashku me një person tjetër.
Për këtë rast Zeqiraj më herët kishte mbajtur 3 muaj burg si dhe 1 muaj arrest shtëpiak.
LVV e quan këtë dënim të pabazuar në prova dhe fakte.
“Dënimi i aktivistit Zeqiraj është i pabazuar, rrjedhimisht i padrejtë e i papranueshëm. Ai do të vuajë edhe 2 muaj burg për një vepër të cilën nuk e ka kryer asnjëherë, dhe e cila i ngarkohet pa asnjë provë dokumentuese”, thuhet në njoftimin e VV-së.