Banori i një zone në West Midlands, është dënuar me 400 funte, pasi u gjet se ka hedhur një dyshek të vjet në rrugë, në përpjekje t’i shpëtonte pagesës që duhet bërë kur hidhen gjësende të mëdha.
Mirëpo, për hedhjen e dyshekut nuk nevojitet asnjë pagesë dhe veprimi që kreu ai, po konsiderohet si i dënueshëm, transmeton Telegrafi.
“Ndoti ambientin, duke u përpjekur që të shmangë pagesën, që për këtë rast është i panevojshëm” ka qenë komenti i kompanisë që merret pastrim.
Hedhja e gjëra shtëpiake nëpër ambiente publike nuk është e rrallë, andaj është nevojitur që të miratohen ligje që parashohin gjoba të ashpra. /Telegrafi/