Gjykata e Posaçme GJKKO ka vendosur të dënojë me 3 vite burg ish-kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla.
Ish-kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla dhe tetë persona të tjerë u gjetën fajtorë nga Gjykata e Posaçme, për akuzat e shpërdorimit të detyrës, shkelje të barazisë në tendera dhe falsifikimit.
Alla u dënua me 3 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar përfundimisht do të vuajë 2 vite heqje lirie. /Telegrafi/